Sport

Derbi i kryeqytetit, formacionet zyrtare të Partizani-Tirana

Në këto çaste në “Air Albania”, sapo ka nisur derbi kryeqytetas Partizani-Tirana. Një takim i konsideruar vitrinë për futbollin tonë, nisur dhe nga interesimi i madh i tifozerisë. Këtë sezon, Partizani e nisi me katër fitore e një humbje në pesë javët e para, ndërsa në këtë derbi, kampionët në fuqi të Tiranës vijnë pas dy fitoreve, po aq barazimeve dhe një humbjeje.

Një sfidë që mund të tregojë edhe më shumë pretendimet dhe formën që po kalojnë dy skuadrat, me Partizanin që është kryesues dhe me Tiranën që për momentin e ndjek në distancë.

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI: Rexhepi, Buxhelaj, Sota, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Da Silva, Hoti, Skuka.
Trajner: Xh. Kolela

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Lulaj, Ismajlgeci, Aleksi, Deliu, Hasani, Kallaku, Xhixha, Patrik.
Trajner: O. Shehi

Gjyqtar: Juxhin Xhaja.

Policia e Tiranës ka hartuar një sërë masash për sigurinë gjatë derbit të kryeqytetit që sapo ka nisur të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Deri në përfundim të ndeshjes do të ketë bllokime të plota dhe të pjesshme të disa segmenteve rrugore. Deri në përfundim të aktivitetit bllokohen të gjithë rrugët që kanë akses përreth stadiumit.

Policia e kryeqytetit pohoi më herët se do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara por nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar. Ende kë to momente vijon hyrja e tifozëve në stadium. Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme. Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.