Lifestyle

Deri në vitin 2025, gjysma e punëve do të bëhet nga robotët

Deri në vitin 2025, gjysma e punëve do të kryhet nga makineritë. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, revolucioni robotik do të krijojë 97 milionë vende pune në të gjithë botën, por po aq do shkatërrojë.

Punët rutinë ose manuale në administrata dhe në përpunimin e të dhënave janë më të kërcënuarat nga automatizimi. Ndërkohë do të hapen vende të reja pune për këshillim, komunikim, vendimmarrje dhe ekonomi të gjelbër.

Hulumtimi i Forumit Ekonomik Botëror ka përfshirë 300 nga kompanitë më të mëdha në botë, të cilat punësojnë tetë milionë njerëz në të gjithë botën. Më shumë se 50% e punëdhënësve të anketuar kanë thënë se presin që të shpejtohet automatizimi i disa roleve në kompanitë e tyre, ndërsa 43% kanë thënë se ndjejnë se do të mbyllen vende pune për shkak të teknologjisë.

Sipas Forumit Botëror Ekonomik pandemia e koronavirusit e ka përshpejtuar miratimin e teknologjive të reja, pasi firmat kanë bërë përpjekje t’i zvogëlojnë shpenzimet dhe të gjejnë mënyra të reja të punës.

Forumi tha gjithashtu se aktualisht, rreth një e treta e detyrave të punës kryhet nga makineritë, ndërsa pjesa tjetër nga njerëzit, por deri në vitin 2025 “ky ekuilibër do të ndryshojë”.