Celebrities Live From Tirana

Dervis Kanina, djali që ka investuar në sipërmarrje me lekët e dasmës….

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike sipërmarrësi i ri në moshë, Dervis Kanina, i cili ka vendosur të kthehet në vendin e tij pasi ka punuar me vite të tëra në Angli.

I pyetur se çfarë ka më shumë rëndësi, të dish apo të kesh, Dervisi tha:

Të dyja dhe asnjëra. Mendoj që e rëndësishme është të vlerësosh atë që di dhe ke dhe pastaj të jesh i uritur për më shumë dije. Të dyja ndjekin njëra tjetrën.

Si sipërmarrës, Dervisit i është dashur që paratë për dasmën me partneren e cila nuk u realizua për shkak të pandemisë t’i investojë në një sipërmarrje. Por si dhe pse ka ndodhur kjo?

Prej pandemisë shumë gjëra u anulluan. Por, një derë mbyllet e shumë dyer të tjera hapen. Futja në sipërmarrje ndodhi rastësisht. Investimi me kursimet e mbledhura në Angli është thjeshtë simbolikë për të treguar vlerësimin tim për kompaninë. Në sipërmarrje është e rëndësishme të dish, të mbledhësh njerëz që dinë, personi në krye të di të pranojë mendimet e kundërta.

Dervisi në Angli zbuloi edhe pasionin për kuzhinën i cili ndër të tjera ka punuar me vite. Për këtë Kanina u pyet se është më mirë të dish apo të kesh?

Të dish defenitivisht, po edhe disa ingrediente duhet t’i kesh (qesh).