Celebrities Gossip Showbiz

“Dëshiroj të vdes në të njëjtën dhomë ku vdiq djali im dhe…”/Aktori i njohur bën deklaratën prekëse!

Rob Delaney, aktori dhe humoristi i famshëm ka deklaruar se dëshiron të blejë shtëpinë në të cilën vdiq djali i tij, në mënyrë që të kalojë momentet e tij të fundit në të njëjtën dhomë. Në vitin 2018, ylli amerikan tregoi se djali i tij Henry kishte vdekur në moshën dy vjeçare pasi u diagnostikua me një tumor në tru.

Pesë muaj më vonë, 47-vjeçari dhe gruaja e tij Leah njoftuan se po prisnin një fëmijë tjetër, djalin e tyre të katërt. Në një intervistë për ‘Desert Island Discs’ të BBC Radio 4, Delaney, më i njohur për paraqitjen në “Catastrophe”, zbuloi se Henry vdiq në të njëjtën dhomë ku lindi djali i tyre i fundit.

“Kështu që kur të jem 81 vjeç, të mund të zvarritem këtu dhe të vdes, në të njëjtën dhomë ku vdiq djali im, ku lindi djali tjetër”.

 

Duke shpjeguar pse ishte e rëndësishme për ta që t’i tregonin djalit të tyre të ndjerë, aktori shtoi:

“Ai duhej të dinte se kjo familje që e donte ishte gjallë dhe po rritej dhe se kishte dikë që do t’i tregonim për të”.