Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Love & Sex

Dëshironi të përfshiheni në një romancë, por keni frikë nga tradhëtia? Zbuloni tre shenjat më besnike të Zodiakut për një histori dashurie si në përralla!

Të shumtë janë ata që duan të përfshihen në një lidhje romantike, por kanë frikë nga zhgënjimi dhe tradhëtia. Nëse mendoni se jeni në çastin e duhur për të përjetuar një romancë dhe doni të dini se partneri nuk do t’ju tradhëtojë, zbuloni tre shenjat më besnike të Zodiakut!

Gaforrja

Për një gaforre tradhëtia nuk është një vepër etike, ndaj dhe kjo shenjë është më besnikja e Zodiakut. Një shenjë e drejtuar nga emocionet, një gaforre ka nevojë për siguri, besnikëri dhe sinqeritet në një lidhje. Ajo jep atë që dëshiron të marrë nga partneri i saj, dhe për aq kohë sa do një partner besnik, dhe vetë ajo do të jetë e tillë.

Akrepi

Akrepi është i dyti i kësaj liste, duke qenë se ai ka dëshirë të jetë i ndershëm me ndjenjat e vetes dhe të partnerit. Ndoshta jeta ju ka hasur me akrepa tradhëtarë, por kjo ka ndodhur sepse ju nuk keni fituar besimin e tij. Në çastin kur ai bindet për dashurinë dhe sinqeritetin tuaj, akrepi do të jetë shumë besnik në atë lidhje.

Bricjapi

Bricjapi është një shenjë e horoskopit që e konsideron marrëdhënien shumë të rëndësishme. Kur një bricjap e jep fjalën e tij ai e mban po ashtu, dhe kjo lidhet me miqësinë apo dashurinë. Një bricjap është shumë përzgjedhës në lidhje me personin të cilit do i japë zemrën, por kur ai e merr këtë vendim, nuk ka më dyjëzime dhe është shumë besnik.