Botë e Çuditshme Food & Drink

Dëshironi të provoni një picë “vullkanike”?! Dëshirën tuaj mund ta realizoj vetëm ky kuzhinier!

Me siguri keni ngrënë pica shumë të shijshme, por a keni ngrenë ndonjëherë një picë të pjekur mbi llavën e një vullkani? Ky është David Garcia, i cili bën ushqimin tuaj të preferuar, picën, në rrjedhën e llavës së vullkanit, Pacaya në Guatemala i cili ka shpërthyer në shkurt të këtij viti.

Ndërkaq, ai tha se:

Shumë njerëz sot vijnë për të shijuar picën e bërë në nxehtësinë e vullkanit.

A e dini kur i ka zanafillat pica? Ushqimi më i preferuar anembanë botës vjen nga Italia, vendi i artit të bukur të rilindjes. Shija, aroma, ngjyrat por edhe përbërësit e bëjnë picën një nga gatimet më të dashura.

Kuzhinieri më i guximshëm në botë, tashmë është një magnet për turistët të cilët vizitojnë Pacaya vetëm për të ngrenë një copë pice “vullkanike”. Një turist që ka provuar një nga specialitetet e Garcias tha se:

Të hash një picë të gatuar në thëngjijtë e një vullkani është njëkohësisht tronditëse dhe unike në të gjithë botën.

Rikujtojmë, se për më shumë se 50 ditë, shpërthimi vullkanik në Islandë ofron një spektakël të jashtëzakonshëm për të gjithë kureshtarët dhe guximtarët që nuk ngurojnë t’i afrohen për të shijuar spektaklin e rrallë.

Pamjet e përsosura të llavës që del nga eurpsioni i vullkanit nuk mund t’i shpëtonin vëmendjes të disa turistëve të cilët janë nisur drejt jugut të Islandës, duke tentuar të kapin fotot perfekte.