Botë e Çuditshme Sociale

Dëshironi të “shiteni” më inteligjentë me të tjerët? Shkenca ju tregon çfarë duhet të bëni

Të gjithë duam të jemi më të zgjuar dhe më të suksesshëm. Megjithatë, ekzistojnë disa taktika që na bëjnë të dukemi më inteligjentë.

Më poshtë keni të renditur disa taktika të aprovuara nga shkenca që mund t’ju ndihmojnë. Dhe nëse nuk do ti përdorni kurrë, është mirë ti dini në rast se dikush tjetër tenton ti përdorë me ju.

1.Mbani sytë hapur (në kuptimin e parë të fjalës)

Studiuesit thonë se njerëzit, sytë e të cilëve ulen apo qëndrojnë të mbyllur konsiderohen si më pak inteligjentë. Teoria e tyre konsiston tek “sytë e varur”, të cilët përçojnë ndjesinë e lodhjes dhe ndikojnë negativisht në dukjen tonë.

2. Humbisni në peshë.

Një studim çek zbuloi se tipare të caktuara të fytyrës, si fytyra e imët, hunda e gjatë dhe mjekra e ngushtë – lidhen si me inteligjencën e menduar ashtu edhe me atraktivitetin. Kjo gjë nuk arrihet nëpërmjet operacioneve plastike, por me anë të humbjes në peshë.

3. Vendosni syze të mëdha.

“Vendosja e syzeve mund të bëjë që të tjerët t’ju konsiderojnë si më inteligjentë”, raporton The Wall Street Journal, duke cituar një studim të vitit 2011 në Journal of Psychology. Sidoqoftë, efekti është më i theksuar me syze të mëdha;pasi tek ato me bishta të hollë apo më fine nuk kishin të njëjtën dukje.

4. “Vishni” një buzëqeshje delikate

Njësoj si mbajtja e syve hapur, është zbuluar se “lakimi i gojës” – në thelb një buzëqeshje delikate – jepte përshtypjen e një inteligjence më të lartë. Njerëzit i shohin individët me qepallat e varura dhe një fytyrë të vrenjtur si të mërzitshëm dhe me një humor të ulët, të dyja këto kanë një efekt jo të mirë në dukjen e inteligjencës sonë.

5. Mos përdorni asnjëherë përdorni fjalë të pista

Rezultatet e një studimi të bërë rreth njerëzve që betohen tregon se 54 përqind thanë se mendonin se sharjet i bën njerëzit të duken më pak inteligjentë. Përqindje më të mëdha thanë se kjo gjithashtu i bënë ata të duken më pak profesionistë, dhe vë në pikëpyetje kontrollin dhe pjekurinë e tyre.

6. Bëni kontakt sy më sy gjatë bisedës

Nora A. Murphy, një profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Loyola Marymount në Los Anxhelos, ka bërë një hulumtim të gjerë në këtë fushë, i cili sugjeron se një nga shenjat më të sakta të inteligjencës është të shikosh të tjerët kur u flet dhe të mos përdorësh telefonin.

7. Flisni qartë

Disa njerëz përpiqen të përdorin fjalë të mëdha ose mënyra hutuese të të folurit për ta bërë veten të duken më inteligjentë. Rezulton se kjo është saktësisht gjëja e gabuar për të bërë. Në vend të kësaj, jini sa më të qartë në komunikimin tuaj.