Aktualitet

Dështojnë sërish negociatat për presidentin, Balla: Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe!

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për mediat pas takimit që ka pasur në Kyresinë e Kuvendit.

Në këtë takim, ku ka qenë i pranishëm dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është rënë dakord që të zhvillohet një tjetër diskutim, për nesër në mëngjes, duke nisur nga ora 10:00.

Në prononcimin për mediat, kreu i grupit parlamentar tha se opozita duhet të vijë me propozime konkrete, ndërsa shton se dialogu të sjellë zhvillime pozitive.

 “Kemi kryer takime me dy grupet më të mëdha të grupeve parlamentare, ju ishit perezent gjatë bisedës që zhvilluam sot dhe shpresoj që nga PD të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus. Fleksibiliteti ka të bëjë me një dokument që kanë paraqitur dhe unë kam shprehur gatishmërinë që të bisedojmë dhe të drejtën e propozimit ta kemi të gjithë jo vetëm opozita. Është diçka e mirë që ne kemi mundësinë që të komunikojmë dhe shpresojmë që nga dialogu vijnë produkte pozitive.

Suksesin e 17 majit – Unë po them që sot është konferenca e kryetarëve dhe kam propozuar që të takohemi në orën 18:00 dhe kemi qenë të përpiktë me kolegët Spiropali, Pampuri dhe Alibeaj. Alibeaj ka kërkuar që ky takim të zhvillohet në praninë e medieve kështu që nesër merrni masat që të jeni dhe ju prezent për ta dëgjuar pozicionin tonë. Nëse ka pak gatishmëri për tu përfshirë seriozisht në proces dhe fleksibilitet për të pranuar diçka që është themelore për të bërë propozime me emrat. Opozita të vijë me propozime. A i ka 20 firma opozita për kandidatin? Nëse i kanë të bëjnë të propozimi”, tha Balla.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se kryeministri Edi Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe dhe se PS është e gatshme për konsensus

“Edi Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe, por ka cituar nenin përkatës të Kushtetutës. Kushtetuta është përmirësuar me një mekanizëm zhbllokues, ky proces e kemi thënë kryhet në tre raundet e para, në raundin e katër kushtetuta i jep të drejtën shumicës. Kryeministri ka thënë që Shqipëria ka nevojë për president të gjithë shqiptarëve. Tani Alibeaj erdhi më në fund kemi rëndë dakordësi për nesër. Ky ishte një takim i hapur, dua që edhe PD të thotë pozicionin e tij. Kemi pasur mundësinë që zoti Mediu, zonja Doda, kanë qenë në takime dhe shpresoj që ne të kalojmë në takime më të gjera dhe të katër grupet parlamentare të jenë të përfshira. Kërkojani Alibeajt nëse ai është dakord që nesër të jenë prezent , për mua s’ka asnjë problem.”, tha ai.