Aktualitet

Dështon grabitja e një farmacie në Tiranë, grabitësit me pistoletë lodër!

Dështon tentativa e grabitjes së një farmacie në Tiranë. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në rrugën “Hoxha Tahsin”, ndërsa mësohet se persona të maskuar hynë në mjediset e brendshme, duke tentuar të merrnin paratë e xhiros ditore.

Burime të policisë së kryeqytetit thanë se grabitësit, ende të paidentifikuar, zgjodhën të kërcënonin farmacistin me një pistoletë lodër.
Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën për identifikimin e më pas arrestimin e autorëve.

Për të marrë sa më shumë të dhëna do të shfrytëzohen edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që ndodhen në zonën ku gjendet farmacia që u tentua të grabitet.