Showbiz

‘Despacito’ pritet të pushtojë ‘Grammy Awards’

Më 30 janar pritet të zhvillohet ceremonia e 60-të e “Grammy Awards 2018” në Madison Square Garden në New York. Këtë vit drejtimi i këtij eventi i është besuar moderatorit të famshëm James Corden ndërkohë që shumë artistë priten të performojnë ‘live’.

Ende nuk është shuar ‘Despacito’ hiti i padiskutueshëm i Luis Fonsi dhe Daddy Yankee të cilët përveçse do të performojnë në mbrëmjen e madhe, janë edhe pretendentët për çmimin më të rëndësishëm, ‘Song of the Year’.

Kënga me ritme latine ka thyer rekorde në shikueshmëri dhe ka mbajtur vendin e parë për 16 javë në klasifikimin e “Billboard Hot 100”, ndërsa përfshirja e Justin Bieber në versionin e dytë të tij ishte një strategji e përkryer.

Një sërë artistësh të tjerë që kanë pasur një vit të suksesshëm, priten të ngjiten në skenë për të performuar. Ata janë; Lady Gaga, P!nk, Kesha, Alessia Cara, Khalid, Cardi B e shumë të tjerë. Gjithashtu ende pritet konfirmim për performancë nga Taylor Swift, Beyonce, Kendrick Lamar, Ed Sheeran dhe Jay-Z.