Celebrities Showbiz Travel

Destinacioni ku Kate Middleton dhe Princ William kanë vendosur të kalojnë pushimet verore…

Këtë vit familja Cambridge për të kaluar pushimet kanë zgjedhur Ishujt Scilly në brigjet e Cornwall. Kjo nuk është hera e parë që Kate dhe Princ William zgjedhin vendin e izoluar për një arratisje familjare. Ata u panë duke shëtitur me biçikletë rreth ishullit Tresco i cili është pronë e tyre private në vitin 2020.

William dhe vëllai i tij Princ Harry, gjithashtu kanë kaluar pushimet në këtë ishull me prindërit në vitin 1989.

Ndërsa shumica e kufizimeve të COVID-19 janë hequr në Angli që nga 19 korriku, kufizimet për udhëtimet ndërkombëtare mbeten dhe duket se familja Cambridge, si shumë britanikë, vendosën të qëndrojnë në vendin e tyre. William dhe Kate janë adhurues të mëdhenj të natyrës dhe i inkurajojnë fëmijët e tyre të luajnë jashtë sa më shumë që të jetë e mundur.

Rikujtojmë, se ditën e djeshme Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle festoi 40 vjetorin e saj të lindjes, së bashku me bashkëshortin, Princin Harry, djalin Archie dhe vajzën Lilibet. Duket se urimet për Meghan-in në rrjetet sociale nuk munguan as nga Familja Mbretërore. Llogaria zyrtare në “Instagram”, e drejtuar nga stafi i Pallatit Buckingham të Mbretëreshës, ishte e para që publikoi në Instagram dhe Twitter një postim.

Ndërkaq, nëse nuk e dinit, Princ William dhe Kate Middleton mund të duket se kanë një jetë mbretërore perfekte. Mirëpo, duhet të dini se familja mbretërore ka një sërë rregullash që duhet të ndjekë. Madje Princ William dhe Kate Middleton kanë pesë rregulla më shumë se pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore që duhet të ndjekin.