Aktualitet

Destinacioni turistik i Thethit bëhet i aksesueshëm pas hapjes së rrugës nga dëbora!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH informon se pas një pune intensive, bashkë me kompaninë kontraktore është hapur aksi rrugor që të çon drejt Thethit, rreth 16 km i gjatë. Pas ndërtimit të rrugës së re, Thethi është bërë lehtësisht më i aksesueshëm gjatë gjithë vitit dhe rruga gjatë dimrit, mund të hapet shumë më shpejt se më përpara.

Autoritetet në vend thonë se projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e ortekëve. Në gjysmën e dytë të këtij muaji, vendi ynë u përfshi nga moti i keq me reshje të dendura shiu e dëbore, kryesisht në veri dhe në juglindje të territorit duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore  të qëndrueshme dhe relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët, si dhe me alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje, vranësirat kalimtare janë kryesisht mesatare dhe hera-herës në orët e para të ditës ishin të dendura. Në zonat luginore, në orët e mëngjesit pati mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim të reduktuar. Ngrica kanë qenë të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era fryn me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare nga 1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zona luginore era është relativisht intensive, me shpejtësi që arrin nga 8 deri në 12 m/s. Valëzimi në dete është i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër

1/12

Diell re kalimtare

Kukës

2/3

Diell re

Lezhë

5/13

Diell re kalimtare

Dibër

-1/2

Diell re

Durrës

4/14

Diell pak re

Tiranë

5/16

Diell pak re

Elbasan

2/14

Diell pak re

Berat

4/15

Diell pak re

Vlorë

7/14

Diell pak re

Korçë

0/3

Diell re

Gjirokastër

2/11

Diell re kalimtare

Sarandë

6/14

Diell pak re