Celebrities Film & Tv Showbiz

Detaje të reja nga filmi “Billy Knight” me personazh kryesor ikonën e kinematografisë, Al Pacino!

Al Pacino, Patrick Schwarzenegger dhe Charlie Heaton janë parë së fundmi duke xhiruar në Los Angeles për filmin e tyre të ardhshëm “Billy Knight”. Legjenda Pacino zotëroi mbi setin e filmit ndërsa ishte ulur në një karrige pranë yllit të “Stranger Things”, Charlie Heaton. Aty shihej edhe Patrick Schwarzenegger, djali i madh i Arnold Schwarzenegger, duke xhiruar me një kostum kauboj.

“Billy Knight” mesa duket do të ndjekë dy studentë të shkollës së mesme që ëndërrojnë të bëhen regjisorë. Një nga këta studentë do të luhet nga Heaton. Personazhi qendror i aktorit anglez është djali i një skenaristi të dështuar, i cili trashëgon skenarët e papërfunduar të babait së bashku me një shami. Emri misterioz i “Billy Knight” është qëndisur në shami, duke e dërguar personazhin e Heaton në ‘një aventurë magjike hollivudiane për të gjetur “Billy Knight”.

Alec Griffen Roth, shkrimtari dhe regjisori i filmit, e përshkroi “Billy Knight” si një ‘letër dashurie për kinemanë’. Detajet rreth personazheve që luajnë Pacino dhe Schwarzenegger nuk janë konfirmuar, por fituesi i “Oscar”-it Pacino përflitet se do të jetë në rolin kryesor të këtij projekti. Ndërkaq, nuk ka akoma ndonjë datë se kur planifikohet të ketë premierën filmi.

Rikujtojmë, se së fundmi aktorja dhe regjisorja e njohur Diane Keaton ka treguar se askush nuk e donte Al Pacinon në kastin e “The Godfather”. Aktorja ka thënë se ikona hollivudiane nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Michael Corleone në filmin e Francis Ford Coppolas të vitit 1972. Megjithatë, aktori e fitoi rolin dhe pjesa tjetër është histori. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.