Lifestyle Love & Sex

Detajet që tregojnë se ai të ka shumë qejf, por është i ndrojtur për të ta thënë…

Jo të gjithë djemtë janë të guximshëm apo të aftë për të folur me një vajzë, për të dalë nga zona e tyre e sigurisë dhe për të bërë hapin e parë. Disa janë më shumë të ndrojtur. I vetmi problem me djemtë e ndrojtur është që ti duhet të vrasësh mendjen nëse ai të pëlqen apo thjesht është i sjellshëm.

Nuk është e thjeshtë ta kuptosh atë, sidomos nëse ai nuk e hap bisedën i pari. Ndoshta duhet ta bëni ju atë hap. Por ju po mendoni të njëjtën gjë, nuk doni ta bëni atë lëvizje sepse keni frikë mos refuzoheni. Ju doni të jeni të sigurta që ai ju pëlqen. Prandaj ja ku janë disa shenja që ai djalë ju pëlqen me të vërtetë, por thjesht nuk mundet t’jua thotë…

Ai gjendet shpesh rreth jush

Ndoshta ai shkon në lokalin që shkon ti, pothuajse çdo ditë. Nëse punoni bashkë, ai mund të gjendet pranë tavolinës tënde ose ulet pranë teje kur jeni duke ngrënë. Një shenjë e mirë që ai të pëlqen, por është shumë i ndrojtur për të ta thënë, është nëse përpiqet të jetë pranë teje dhe nuk tërheq vëmendjen. Ai po përpiqet të zbulojë si ta bëjë lëvizjen.

Ai ndryshon sjelljen për t’u treguar i sjellshëm me ty

Ai nuk e tepron, por bën gjëra që do bënte një mik i mirë, edhe pse ju nuk jeni miq të mirë. Ai të ruan një karrige, të sjell kafen. Ai është gjithmonë i sjellshëm dhe të respekton.

Ai të qesh gjithmonë dhe të sheh në sy

E vërteta është që ai nuk rri dot pa qeshur me ty, por bën maksimumin për të mos e treguar. Ai dëshiron me shpirt të shohë thellë në sytë e tu, por ka frikë mos ti nuk do bësh të njëjtën gjë.

Ai e ka për ty gjithë vëmendjen e tij

Kur ju jeni duke folur, fokusi i tij është plotësisht te ty. E njëjta gjë ndodh edhe kur jeni një grup. Ai me siguri të sheh edhe kur ti nuk po thua asgjë, por përpiqet ta fshehë këtë.

Ai komplimenton ndryshime të vogla të pamjes tënde

Prerja e flokëve, fustani i ri, këpucët e reja, çanta e re… Çfarëdo që ti heq apo shton në pamje, ai do e komentojë. Është mënyra e tij për të të treguar që ai të vë re.