Bota Botë e Çuditshme

Detaji që ka habitur rrjetin, çfarë simbolizojnë dy filxhanët e çajit të presidentit të Kinës?!

Një detaj i çuditshëm ka rënë në sy së fundmi gjatë mbledhjes vjetore të Kongresit Popullor Kombëtar në Kinë. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një moment kur presidenti i Kinës, Xi Jinping kishte diçka që të tjerët nuk e kishin, dy filxhanë çaji para tij.

Vetë takimi i njohur si “Dy Sesionet” është ekuivalenti i vendit me një parlament që është teorikisht organi më i fuqishëm shtetëror. Në realitet, ai vepron si një organ kyç për Partinë Komuniste Kineze në pushtet, duke miratuar ligje kyçe për vendimet që janë marrë tashmë.

Edhe pse mund të jetë një detaj i vogël për shumë njerëz, simbolika luan një rol shumë të rëndësishëm në politikën e nivelit të lartë kinez, sipas BBC. Nëse mund të keni njohuri nga e kaluara se dikur vetëm perandorët kinezë mund të vishnin rroba të verdha, fakti që Xi ka dy filxhanë përpara do të thotë se ai është i ndryshëm nga të tjerët. Në këtë rast, më i rëndësishëm.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping siguroi të premten një mandat të tretë pesë-vjeçar, gjë që i hap rrugën qëndrimit të tij të përjetshëm në pushtet, në një kohë sfidash të vështira ekonomike dhe tensionesh në rritje me Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Mbështetja për një mandat të tretë nga Kongresi Kombëtar Popullor ishte e pritshme për një udhëheqës që i ka larguar nga skena rivalët e mundshëm dhe ka mbushur rangjet e Partisë Komuniste në pushtet me përkrahësit e tij që kur mori pushtetin në vitin 2012. Kongresi, anëtarët e së cilit emërohen nga partia në pushtet, votoi për zotin Xi me 2,952 vota pro dhe asnjë kundër.