Politikë

“Deti”, kryeministri Rama: “Kërkojmë një marrëveshje të drejtë”

Një ditë pas vizitës në Tiranë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ku u foli për dërgimin në Hagë të Marrëveshjes për Kufirin Detar, kryeministri e përmendi dhe sot. Rama përsëriti objektivin për të patur një marrëveshje më të mirë për kufirin detar me Greqinë.

Vetëm kush nuk do që ta kuptojë nuk do, nuk e kupton, çështjen e detit nuk e ka hapur Greqia, e ka hapur Shqipëria sepse grekët e kishin mbyllur me Saliun, Lulin, Ilirin. Atë çështje e kam hapur unë me Partinë Socialiste në gjykatë kushtetuese dhe e ka rrëzuar 9 me 0 dhe çështja është rihapur falë vizionit për të ardhmen dhe e them me shumë respekt për Mitsotakis i cili qartësisht ka zgjedhur për të vënë në dispozicion për të ardhmen e përbashkët për të dy vendet. Nuk kemi arritur të biem dakord me qeverinë paraardhëse për ta dërguar në gjykatë, më këtë qeveri ramë dakord dhe kjo është një çështje ideale për ne sepse do të përgatitemi për të arritur në një zgjidhje të drejte sepse ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë. Të tjerat janë skandale mendore, janë shprehje të ligësisë që furnizon injorancën me qëllim të pushtetit të ca mediokërve që duan plaçkë Shqipërinë, këta shqiptar e duan Shqipërinë si plaçkë, këtyre nuk i intereson as deti, ajri toka e Shqipërisë, por janë vetëm plaçkitës”, u shpreh Rama.