Aktualitet

Devijimi i trafikut te Unaza e Re në kryeqytet, shkak punimet!

Punimet në zonën e Unazës së Re në Tiranë, bëhen shkak për një tjetër devijim të trafikut. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, preket vendi që ndan rrugët për Unazë të Re dhe Yzberisht. Nga sonte, makinat që do të shkojnë në zonën e pallateve duhet të devijojnë djathtas, në rrugën paralele.

Postimi i ARRSH-së në Facebook:

Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli, Rruga Aleksandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Eshtë bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!