Celebrities

Devin Booker feston ditëlindjen, urimi i Kendall është shumë i ëmbël!

Ditën e sotme, pikërisht për festën e Halloween, feston ditëlindjen e tij të 25-të lojtari i njohur i NBA. Ai është gjithashtu i dashuri i modeles më të paguar në botë, Kendall Jenner.
Të dy janë persona që dëshirojnë të mbajnë jetën private larg syrit të kamerave apo rrjeteve sociale, por këtë herë kanë bërë një përjashtim.
Kendall e ka uruar të dashurin e saj me anë të një postimi në InstaStory, dhe në shkrimin që mbante foto ajo e kishte cilësuar atë si mikun më të mirë të saj.

Gëzuar ditëlindjen miku më i mirë

Në post shfaqeshin të dy shumë të lumtur krah njëri tjetrit duke pozuar në një karrige plazhi.

Por nuk mbaron me kaq, ajo ka vazhduar duke postuar një foto tjetër ku duket se çifti ka qenë duke folur në FaceTime dhe Booker duket shumë i buzëqeshur. Këtë foto ajo e ka shoqëruar me tre zemra të kuqe si dhe emrin e partnerit të saj.

Kujtojmë se Jenner dhe Booker e kanë bërë lidhjen e tyre publike ditën e Shën Valentinit edhe pse kishin muaj që dyshohej se mes tyre po ndodhte diçka.

Janë të shumta mediat e huaja që flasin për ta dhe burime të afërta kanë shprehur se Devin në fillim e shihte si një lidhje argëtuese ndërsa tani është kthyer në një marrëdhënie. Gjithashtu fjalët janë të shumta se Kendall ndihet mjaft e lumtur krah lojtarit dhe e gjithë familja e saj e pëlqen Booker në rolin e partnerit të Jenner.