Celebrities Gossip Love & Sex

Devin zgjedh mënyrën më të bukur për të uruar partneren e tij, Kendall Jenner!

Modelja e njohur Kendall Jenner dhe Devin Booker e zyrtarizuan lidhjen e tyre në rrjetin social Instagram në ditën e Shën Valentinit dhe e festuan një vjetorin e tyre në muajin qershor. Lojtari i ‘NBA’-së, postoi një seri fotosh në Instagram Story me të dashurën e tij, të mërkurën për t’i uruar bukuroshes së ‘Keeping Up with the Kardashians’, ditëlindjen e 26-të të saj.

Në foton e tij të parë të postuar, ndërkohë që të dy ata ishin ulur pranë njëri-tjetrin në një tavolinë Booker ishte duke buzëqeshur në drejtim të saj dhe kishte shkruar :

Gruaja më e bukur!

Fotoja tjetër shfaqte Jenner të mbështetur me shpinë në gjoksin e Booker. Në këtë foto basketbollisti kishte zgjedhur që të vendoste vetëm një emoji me kyç.

Ndryshe nga partneri i saj, i cili kishte zgjedhur që ta uronte në këtë mënyrë kaq të veçantë dhe të bukur, më pak se një javë më parë, Jenner zgjodhi që ta uronte me pak më ndryshe.

Gëzuar ditëlindjen miku më i mirë @dbook.

Jenner dhe Booker e zyrtarizuan lidhjen e tyre pas disa muajsh spekulimesh që nga muaji prill i vitit 2020. Në atë kohë, një burim i tha ‘PEOPLE’ se familja e Jenner e kishte pëlqyer Booker, si të dashurin e saj.

Ajo që në fillim dukej si një lidhje argëtuese, tani është një lidhje serioze. Kendall është shumë e lumtur me Devin.

Burimi ka shtuar gjithashtu se marrëdhënia e tyre po përforcohet gjithnjë e më shumë.

Ajo është e çmendur për të. Asnjëherë nuk është dukur më e lumtur. E gjithë familja e saj e do gjithashtu Devin. Ai është shumë i lezetshëm. Është një djalë shumë i thjeshtë dhe nuk dëshiron të jetë një njeri i famshëm. Ai është shumë i ëmbël për Kendall. Ata janë ende të rinj, por të gjithë po i duan ata. Ata janë një çift i mrekullueshëm.