Aktualitet Lajmet e fundit Politikë

Dhuna më 8 janar, Selia Blu vijon me denoncimet/Akuza Berishës e Nokës!

Në vijim të denoncimeve të asaj që e quan “skema e sulmit dhe dhunës së organizuar nga banda kriminale e Sali Berishës” më 8 janar, Partia Demokratike publikoi sot një video ku jep imazhe, si dhe emra.

Dhuna kundër PD-së u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.

Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje

Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Wednesday, January 12, 2022

Kryesia e PD-së, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.  Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e së shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.

Një ditë më parë, selia blu publikoi një raport me 8 faqe, ku përshkruhen orët e dhunës në protestën e thirrur nga Berishës më 8 janar. Dokumenti iu dërgua ambasadave të huaja në vendin tonë dhe Komisionit Europian. Po dje, Kryesia vendosi përjashtimin e Sali Berishës, Flamur Nokës, Bujar Nishanit, Klevis Balliut, Keltis Krujës, Edmond Spahos, Albana Vokshit e Arben Ristanit nga Partia Demokratike. Gjithashtu, u pezulluan 19 anëtarë.

Vendimi është marrë nga Kryesia unanimisht, pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 janarit mbi Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar dhe vetë anëtarëve të partisë.

Në një tjetër zhvillim, sot pasdite mblidhet Kolegji i Kryetarëve të PD-së, që përfshin drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe. Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhjen e planifikuar të nisë në orën 16:00 do të diskutohen kalendari e masat për organizimin e partisë, në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.  Më pas, programi i diskutuar, propozuar e miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet miratimit nga Kryesia. Kjo pritej të ndodhte më 8 janar, por nuk u bë e mundur, për shkak të protestës së thirrur nga Berisha.