Aktualitet Sport

Dhuna pas ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar, 25 tifozë të shoqëruar!

25 tifozë u shoqëruan në komisariat lidhur me aktet e dhunës pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, në stadiumin “Air Albania”. Shërbimet e Policisë ndërhynë për të shoqëruar disa tifozë  të ekipit të Bosnjë-Hercegovinës, të cilët gjatë ndeshjes hodhën sende të forta e lëndë piroteknike.

Të tjerë tifozë të këtij ekipi, kundërshtuan me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre. Për të neutralizuar aktet e dhunshme, uniformat blu përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Një efektiv dhe një tifoz morën dëmtime të lehta dhe u dërguan në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarisht, sqarohet se nuk pati të shtëna me armë zjarri e vijon puna për shoqërimin e të tjerë personave të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2022, në stadiumin “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre. Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë. Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.