Aktualitet

Dhunohet drejtori i OSHEE-së në Lezhë, niset me urgjencë drejt Traumës!

Drejtori i OSHEE-së në Tale të Lezhës, Edmir Përndreca është dhunuar nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Shënkollit.

Mësohet se ai është gjetur me fraktura në krah, kokë dhe këmbë në makinën e tij dhe më pas është dërguar me ambulancë fillimisht në spitalin e Lezhës. Për shkak të plagëve të marra ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet, teksa nuk ka informacion mbi autorin dhe motivet e kësaj ngjarjeje.