Sociale

Dhunohet drejtori i Postës në Lezhë, nuk dihen autorët

Një tjetër drejtor rajonal ka rënë pre e dhunës në Lezhë. Bëhet fjalë për drejtorin e Postës Pjerin Çuku, i cili u dhunua gjatë kësaj pasditeje nga disa persona në lagjen Gurrë të qytetit të Lezhës.

Raportimet e para tregojnë se z.Çuku ka marrë disa goditje dhe më pas është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës.

Vetëm pak ditë me parë u dhuna edhe drejtori OSHEE-së, Edmir Përndreca në Talë.

Lezhë / Informacion paraprak

Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajm në përditësim….