Aktualitet

Dhunohet kuzhinieri i njohur Indrit Çela në Fushë-Krujë

Kuzhinieri i njohur, konkurrenti i “Master chef Albania” Indrit Çela, është dhunuar nga disa të rinj në Fushë-Krujë në zonën “Ura e Gjolës”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 39-vjeçari është zbritur nga makina e tij nga të rinjtë të cilët e kanë dhunuar.

Kuzhinieri është marrë me ambulancë, pasi mësohet se ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë, ndërsa ende nuk dihet arsyeja se pse të rinjtë e kanë dhunuar.

Nga ana e tij apo e policisë, nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar.

Kush është 39-vjeçari Indrit Çela?

Çela, ka treguar se përvojën e tij në kuzhinë e ka nisur si pjatalarës, ku ka rrëfyer gjithashtu se në emigrim i është dashur të sakrifikojë duke punuar deri në 18 apo 20 orë në ditë për të fituar jetesën, por edhe profesionin. Ai ka treguar se nga pjatalarës ka kaluar si ndihmës kuzhinier dhe hap pas hapi ka arritur të bëhet shef.

Çela është një ndër shefat e kuzhinës shumë i dashur për publikun shqiptar. I apasionuar pas gastronomisë ai gjithnjë mundohet të sjellë risi në kuzhinë dhe jep këshillat e duhura për të gjithë ndjekësit e tij, ku jo më kot është gjithnjë pjesë e programeve kulinare në ekran.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, deri sa vetë 39-vjeçari të vendosë të rrëfejë të vërtetën në polici. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve./TCH/ Shqiptarja.com