Aktualitet

Dhunoi Berishën, hakerat iranianë për autorin: Shfaqet në databazat e Policisë së Shtetit.

Hakerët iranianë kanë shkruar në faqen e “Homeland Justice” se i riu që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës shfaqet në databazat e Policisë së Shtetit.

Në mesazhin në aplikacionin Telegram shkruhet se kjo është një lojë e politikanëve të korruptuar.

“Për shkak të kërkesës së popullit. Gert Shehu shfaqet në disa databaza të Policisë së Shtetit. Lojë e politikanëve të korruptuar. Ne do të vijojmë të publikojmë të dhëna çdo javë”, shkruhet në mesazhin e Homeland Justice.

Mesazhi

Pas ngjarjes së rëndë, ku 31-vjeçari goditi me grusht Berishën, policia ka sqaruar se autori ka precedentë të mëparshëm kriminalë, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.