Celebrities Gossip Showbiz

Dhurata Dora arrin suksesin e madh në Zvicër me “Besame”!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Para disa ditësh Dhurata ka publikuar albumin e saj të parë, i cili titullohet “Dhurata” dhe është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. Një prej këngëve të albumit titullohet “Besame” e mes të tjerave duket se është më e pëlqyera, kjo pasi ka arritur një super sukses në Zvicër, duke u renditur e para në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara. Edhe këngët e tjera të albumit janë klasifikuar mjaft mirë dhe duket se këngëtarja është shumë e lumtur për këtë.

Së fundmi fansat kanë aluduar për një shtatzani të mundshme të Dhuratës, kjo pasi në një nga koncertet së fundmi, Dhurata është shfaqur me një bark të rrumbullakosur. Këngëtarja shpesh zgjedh të vishet me një stil, ku nxjerr në pah barkun dhe herën e fundit është vënë në dukje ndryshimi. Tanimë presim vetëm një reagim nga vetë Dhurata për të na treguar nëse është apo jo e vërtetë.