Dilema Sociale Sociale

Dhurata Shehri: Studentët e Tiranës mungojnë në mësimet online për të pirë kafe tek Blloku…

“Dilema Sociale” nisi sot me një kauzë që ka nevojë për më shumë diskutim dhe përgjigje të shumë pikëpyetjeve që na lindin në mendje. Bëhet fjalë për mësimin online dhe çfarë brezi studentësh po diplomohen mes protestave, tërmeteve dhe pandemisë.

Për të folur rreth kësaj teme kaq shqetësuese ishte e ftuar në Top Albania Radio, pedagoge e Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Dhurata Shehri.

Mësimi online të varfërin e bën më të varfër dhe të pasurin e bën më të pasur. Të diturin më të ditur dhe të paditurin më të paditur… – përkufizon kështu me disa fjalë mësimin online.

Pedagogia e Gjuhë Letërsisë thekson edhe një problematikë tjetër që vihet re gjatë mësimeve online, sipas saj të vëmendshëm gjatë orëve të mësimit dhe ata që qëndrojnë në linjë janë vetëm studentët e periferive, ndërsa të Tiranës i gjen në kafet e bllokut.

Po të jap një shembull nga ora e mësimit që mbarova nga ora dy, ku kisha në klasë studentë nga Tropoja, nga Hasi, nga Gramshi, nga Konispoli, por që mungonin studentët e Tiranës, ku me siguri kanë qenë në ndonjë kafe tek Blloku.