Celebrities Gossip Showbiz

Dhuratë nga partneri? Aurela Hoxha tregon surprizën e veçantë në rrjete sociale!

Ende nuk e kemi parë partnerin e Aurelës, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.

Por, dhuratat që merr prej tij modelja nuk ngurron t’i tregojë në rrjete sociale ashtu si ka bërë dhe pak më parë ku na ka zbuluar buqetën e madhe me trëndafila.

Para dy vitesh, Aurela Hoxha zbuloi se ishte bërë mama para dy vitesh pasi kishte lindur duke fshehur kështu shtatzaninë e saj dhe këtë duket se e ka bërë për të dytën herë. Vetëm pak muaj më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë me ne disa foto ku shfaqet me bebushen e saj .

Vetëm disa muaj më parë, modelja seksi më në fund ndau një video në rrjete sociale, por nuk zgjodhi të na zbulojë asgjë më shumë vetëm krahun e tij, teksa ecin së bashku. Edhe pse nuk mund të identifikojmë diçka nga ky postim, të paktën Aurela ‘theu akullin’.