Health & Beauty Lifestyle

Diamanti blu në ankand, pritet të shitet për çmimin rekord!

Diamanti më i madh dhe më i çmuar i cili është edhe një zbulim i kohëve të fundit ka dalë së fundmi në ankand. Diamanti Blu u gjet vitin e kaluar në minierën Cullinan në Afrikën e Jugut, në një prej burimeve të pakta të botës për këto lloj gurësh të çmuar.

Ekspertët shpjegojnë pse ky diamant është kaq i veçantë. Rank Everett, zv.president i “Sotheby” tha se:

Është i rrallë për shkak të madhësisë. Është mbi 15 karat. Ka një ngjyrë blu të ndezur dhe në brendësi është pa të meta. Gjithashtu një nga aspektet më të rralla është prerja. Është një prerje me shkallë, e cila kërkon me të vërtetë një ndarje të jashtëzakonshme ngjyrash për ta arritur dhe kjo është vërtetë brilante.

Diamanti blu mori vlerësimet më të larta nga Instituti Gemologjik Amerikan për shkak të ngjyrës së veçantë. Guri i çmuar do të dalë në prill në një ankand në Hong Kong dhe pritet që të arrijë një vlerë të majme shitjeje.

Presim që kjo shitje t’i tejkalojë 48 milionë dollarët, megjithatë nga madhësia që ka, mund të shkojë edhe sipër asaj shifre.

Ndërkaq, në vitin 2014, një diamant blu i quajtur “The Zoe Diamond” u shit në New York për 32.6 milionë dollarë. Ndërsa një vit më vonë, në Gjenevë u shit “The Blue Moon of Josephine” për 48.5 milionë dollarë. Një diamant i zi miliarda-vjeçar, gjithashtu që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 4.3 milionë dollarë.

Sipas BBC, Enigma, guri i çmuar prej 555.55 karatësh, që peshon pothuajse sa një banane, pritej të merrte më shumë se 4.4 milionë paundë në aksionin online. Sigurisht, diamantet janë miku më i mirë i një vajze. Por rezulton se edhe meshkujt i njohin mjaft mirë ato. Marrëdhënia e gjatë midis burrave dhe gurëve të çmuar daton rreth vitit 1600 para Krishtit, kur grekët filluan të përdorin smerald, rubin dhe safirë të importuar nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit në bizhuteri.