Celebrities Gossip Showbiz

“Diçka e bukur po vjen”, Melinda na paralajmëron surpriza…

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

E mesa duket këngëtarja ka vendosur të na surprizojë me një projekt të ri muzikor. Pak orë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja ka shpërndarë me ndjekësit një fotografi shumë provokuese të sajën dhe krahas saj ka shkruar:

Diçka e bukur po vjen

Edhe pse këngëtarja nuk ka zbuluar ende asnjë datë publikimi apo se çfarë zhanri do të jetë projekti i saj muzikor, megjithatë jemi në pritje të çfarë surprize do të sjellë.

Para pak ditësh, ashtu siç di vetëm ajo të provokojë, ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram teksa ka qenë me pushime në bregdetin e Shqipërisë. Melinda shfaqej me rroba banjo dhe disa poza shumë provokuese që kanë ngacmuar syrin e ndjekësve.

Rikujtojmë se, kënga më e fundit nga këngëtarja është “Qa din ti” një këngë që në fakt ka marrë menjëherë zemrat e ndjekësve duke numëruar mbi 8 milion klikime katër muaj pas publikimit. “Qa din ti” është një këngë tipike ‘rap’ ashtu siç jemi mësuar ta shohim shpesh bukuroshen.

Momentet më të lumtura për fansat janë ato që takojnë idhujt e tyre, e shpesh kjo ndodh nëpër koncerte ku ata kanë reagime nga më të ndryshmet nga emocionet e mëdha. Një eksperiencë të pakëndëshme ka përjetuar këngëtarja, të cilës gjatë koncertit të saj, një nga fansat i ka prekur të pasmet. Video u bë virale brenda pak sekondash dhe i ka shokuar të gjithë. Por aty duket qartë që artistja nuk e ka mbajtur veten dhe i është kthyer menjëherë duke i thënë që mos ta prekë.