Celebrities Gossip Showbiz

“Diçka e re po vjen”, me çfarë do të na surprizojë këtë herë Luana Vjollca?

Që Luana nuk ndalon kurrë së sjellur projekte të reja kjo dihet. Menjëherë pas përfundimit të emisionit “Shiko Kush Luan”, prezantuesja nisi punën për këngën e re. Gjatë xhirimeve dhe përpunimit të këngës në studio, ajo nuk ka ngurruar të na serviri foto dhe video.

Pritjes i erdhi fundi, pasi Luana lançoi këngën e saj më të fundit “1 mijë vjet”, para një jave. Deri më tani numëron afro 1 milion klikime. Në këtë klip, prezantuesja na vjen shumë ndryshe nga herët e tjera dhe nga çfarë jemi mësuar ta shohim me një klip shumë veror.

Megjithatë, edhe pse sapo ka publikuar “1 mijë vjet”, Luana Vjollca duket të mos ketë të ndalur. Ajo lajmëroi pak më parë në rrjete sociale, një fotografi ku shfaqej në dhomën e grimit dhe tregon se do të sjelli shumë shpejt një projekt të ri.

Dukeqënëse, jemi në fund të sezonit televiziv, hamendësojmë të jetë një këngë e re. Tanimë Luana është pjesë e industrisë gjigande të muzikës, ‘Sony Music’, që për të ishte një ëndërr e madhe dhe presim bashkëpunime të reja mes tyre dhe saj.