Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Diell dhe rritje e lehtë temperaturash, planet e fundjavës mund ti bëni të pashqetësuar nga moti!

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por herë pas here do ketë edhe kalime vranësirash të cilat do të shkaktojnë reshje lokale në disa zona.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 30°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 26°C.

Në foton e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për 3 ditët e ardhshme.