Sport

DigitAlb sjell në ekranet tuaja kuqezinjtë dhe dardanët!

DigitAlb mbetet shtëpia e të gjithë shqiptarëve të paktën deri në verën e 2028-ës. Platforma më e madhe televizive në mbarë shqiptarinë ka siguruar të drejtat televizive të ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare deri në 2028-ën dhe Përfaqësueses së Kosovës deri në 2026-ën.

Të gjitha sfidat e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, eliminatoret e Europianëve 2024 dhe 2028, dhe eliminatoreve të Botërorit 2026, por edhe ndeshjet miqësore, do të jenë ekskluzivitet i DigitAlb edhe për plot 6 vite të tjera.

Ndeshjet e Kombëtares Shqiptare për:

UEFA Liga e Kombeve 2022/23
UEFA Liga e Kombeve 2024/25
UEFA Liga e Kombeve 2026/27
Kualifikueset europiane të Euro 2024-ës
Kualifikueset europiane të Kupës së Botës 2026
Kualifikueset europiane të Euro 2028-ës
Ndeshjet Miqësore Ndërkombëtare

Të paktën deri në verën e 2026-ës, edhe ndeshjet e përfaqësueses dardane do të jenë ekskluzivitet i DigitAlb jo vetëm për territorin e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës.

Ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës për:

UEFA Liga e Kombeve 2022/23
UEFA Liga e Kombeve 2024/25
Kualifikueset europiane të Euro 2024-ës
Kualifikueset europiane të Kupës së Botës 2026

Jo vetëm kaq, pasi për të gjithë kompeticionet e lartpërmendura, DigitAlb ka ekskluzivitetin e të gjithë ndeshjeve, duke garantuar për abonentët përballjet më të mëdha të përfaqësueseve si Italia, Gjermania, Anglia, Holanda, Belgjika, Spanja, Franca, etj.

Ndeshjet Ndërkombëtare për:

UEFA Liga e Kombeve 2022/23
UEFA Liga e Kombeve 2024/25
UEFA Liga e Kombeve 2026/27
Kualifikueset europiane të Euro 2024-ës
Kualifikueset europiane të Kupës së Botës 2026
Kualifikueset europiane të Euro 2028-ës
Ndeshjet Miqësore Ndërkombëtare…

Sepse DigitAlb është platforma e të gjithë shqiptarëve…