Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Digjen dhjetëra ha plantacione me fiq e ullinj në Berat, në rrezik linja e tensionit të lartë!

Përfshihen nga flakët plantacionet me fiq e ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat. Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë plantacionin e zonës që njihet si “blloku i fiqve”.

Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi edhe drejt banesave të lagjes por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, flakët e zjarrit drejt banesave janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë ka ende shumë vatra aktive.

Flakët e zjarrit janë duke përparuar drejt kodrës dhe po rrezikojnë linjën e tensionit të lartë të energjisë elektrike. Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen me mjete drejt kodrës mbi “bllokun e fiqve” për shkak të terrenit të thepisur dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrrthanore.

Dyshohet se  zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj zjarrëvënie, një tjetër nga të shumtat zjarre të qëllimshme e të mbetura pa autor.