Aktualitet

Digjet kamioni në Vorë, trafik i rënduar në Durrës-Tiranë!

Trafiku është rënduar ndjeshëm në zonën e Vorës, për shkak të djegies aksidentale të një kamioni të ngarkuar me goma. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por radhët kilometrike të makinave kanë bërë që prej më shumë se 90 minutash të bllokohet autostrada Durrës-Tiranë. Bllokime të kësaj natyre janë të përsëritura në autostradë.

Rreth një muaj më parë, u aksidentua një trajler i ngarkuar me grurë dhe që vinte në Durrësi drejt Tiranës, fatmirësisht edhe në atë aksident nuk pati të lënduar, por një pjesë nga ngarkesa u derdh në tokë e gjithashtu u krijua trafik nga bllokimi i aksit. Pas orës 14:00 të datës 12 gusht, drejtuesi humbi kontrollin e mjetit e për pasojë, doli jashtë rruge.