Aktualitet

Digjet një farmaci në Vlorë!

Digjet një farmaci në Vlorë, nuk ka të lënduar, por dëme materiale. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali” të qytetit bregdetar jugor. Zjarri është i qëllimshëm dhe në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet një person duke spërkatur me lëndë djegëse mjediset e farmacisë. Policia bën të ditur se po punon për zbardhjen e rrethanave.

Një banore e pallatit ku ndodhen mjediset e farmacisë, përshkroi momentin e zjarrit një kat poshtë shtëpisë së saj. Ajo tha se në fillim shpërtheu diçka me zhurmë e më pas u përhapën flakët.

Kishte shumë tym nuk merrnim dot frymë. Ishte një zhurmë si bombë, kur dola këtu u bllokova, vdiqa, qeni e nuhati para nesh. Orën nuk e mbaj mend nuk e pashë se u tremba shumë më rrihte zemra. Jam trembur shumë, kisha frikë thashë se do të vdesim, por shpëtuam.