Celebrities Gossip Showbiz

“Dikush duhet të më bëjë të dashurohem…”, Ronela Hajati habit me deklaratën e fundit!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Deklaratat e saj kohëve të fundit për mungesën e një dashurie apo një të dashuri kanë qenë të shumta për Ronelën dhe këngëtarja  nuk e ka lënë këtë temë pa përmendur edhe me postimin e fundit ditën e sotme. Me anë të një postimi në Instastory Ronela është shprehur se tashmë ka nevojë për dikë që ta bëjë të dashurohet, pasi për momentin ndjenjat e saj janë kthyer në gurë e mesa duket kjo po ndikon në frymëzimin e saj për të krijuar tekste dhe muzikë të re. Në postim këngëtarja shkruan:

Dikush duhet të më bëjë të dashurohem sepse jam një grumbull gurësh pa ndjenja për momentin

 

Ronela Hajati së fundmi ka qenë në Londër për shkak të një koncerti që mbajti para pak ditësh, por ka treguar se po i shpenzon edhe disa ditë të tjera duke u argëtuar me miqtë e saj. Mirëpo, gjithë argëtimi duket se është ‘shuar’ pasi artistes i ka ndodhur e papritura duke i vjedhur të gjithë paratë dhe kartat personale. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja me anë të një Instastory.