Celebrities Showbiz

Dikush i ka hyrë në “hak” Chiara Ferragnit, çfarë të ketë ndodhur vallë?

Blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni nuk do të ketë më privilegjin të jetë “mbretëresha” e Instagram-it në Itali. Fronin bukuroshes ia ka rrëmbyer 21-vjeçari Khaby Lame i cili prej kohësh është bërë i famshëm me videot e tij në TikTok. Ai numëron tashmë mbi 24 milionë ndjekës në Instagram dhe zyrtarisht është “mbreti i Italisë” në këtë rrjet social.

Sipërmarrësja miliardere tanimë renditet në vendin e dytë me 23.9 milionë ndjekës. Nga ana tjetër, Khaby Lame në rrjetin social TikTok, numëron 74 milionë ndjekës. Siç thuhet në mediat italiane, fitimet e Khaby-t nga TikTok kapin një shifër të majme. Ai ka fituar rreth 19.777 euro, vetëm në muajin e fundit.

Epo, na vjen keq Chiara, jo gjithmonë do të jesh e para!

Rikujtojmë, se Chiara ka sjellë në jetë para pak kohësh foshnjën e saj duke bërë që ajo dhe bashkëshorti, Fedez të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja njoftuan pritjen e ëmbël në tetor të vitit të kaluar.

Chiara nuk është rezervuar aspak dhe menjëherë ka zbuluar për të gjithë ndjekësit portretin e vogëlushes Vittoria. Ajo është mjaft aktive ne rrjete sociale duke postuar çdo detaj nga përditshmëria e saj. Nuk mungojnë asnjëherë fotot që bukuroshja poston me Vittoria-n, djalin e madh Leo-n si dhe me bashkëshortin e saj, Fedez.

Ndërkaq, personazhet e famshëm si shqiptarë ashtu edhe të huaj e kanë treguar në rrjete sociale momentin e vaksinimit anti-COVID-19. Një ndër këto personazhe, ka qenë edhe blogerja italiane Chiara Ferragni, e cila ka postuar në Instagram një fotografi nga momenti i vaksinimit.