Health & Beauty Lifestyle

Dilema u zgjidh! Prerjet e flokëve që përshtaten në mënyrë perfekte me formën tuaj të fytyrës!

Një prerje e caktuar flokësh mund të mos ju përshatatet, por duket e mrekullueshme tek Beyonce dhe kjo sepse forma e saj e fytyrës është e ndryshme nga e juaja. Është e rëndësishme të përcaktoni formën tuaj të fytyrës në mënyrë që të kuptoni se çfarë ju përshtatet më së miri.

Mënyra se si mund ta bëni këtë është duke i tërhequr flokët pas dhe duke përshkruar formën e fytyrës me laps buzësh ose eyeliner. ‘Bright Side’ ju tregon ndryshimet midis modeleve të flokëve që përshtaten me format e fytyrës së të famshëmve dhe atyre që nuk i përshtaten.

Selena Gomez

Për një fytyrë të rrumbullakët, flokët pa balluke e ndihmojnë atë të duket më e hollë dhe të nxjerrë në pah tiparet tuaja të bukura.

Hailey Bieber

Flokët e kthyer anash e bëjnë fytyrën tuaj katrore të duket më e ngushtë. Nëse doni që nofulla juaj mos të duket shumë, një ndarje e flokëve në mes është e duhura për ju.

Hilary Swank

Një formë e gjatë e fytyrës është e njëjtë me atë ovale, vetëm se pak më e gjatë. Zakonisht është mirë që fytyra juaj e gjatë të duket më e gjerë dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të krijoni pak onde në flokët tuaj.

Vanessa Hudgens

Qëllimi për një fytyrë në formë diamanti është të nxjerrë në pah tiparet elegante në vend që t’i balancojë ato. Për këtë, është mirë të keni flokë të ndara në mes dhe të drejta gjithashtu.

Olivia Wilde

Për fytyrat katrore, është mirë të provoni disa balluke të mprehta anash fytyrës.

Ginnifer Goodwin

Një prerje e shkurtër ‘pixie’ me pak volum sipër e zgjat fytyrën dhe e bën atë të duket më ovale.

Kourtney Kardashian

Është më mirë të qëndroni larg ndarjes në mes në flokët tuaj, një ndarje anash me pak onde të gjata mund t’ju bëjë të dukeni përrallore.

Beyoncé

Shtoni pak volum në flokët tuaj me balluke anash. Ato formësojnë shumë mirë fytyrën tuaj.

Bella Hadid

Qëllimi i një fytyre ovale është të qëndroni me balluke, do dukeni perfekte.

Liv Tyler

Për një fytyrë të gjatë, kaçurrelat do të ishin përshtatja e përsosur. Ato do të zbulojë tiparet tuaja të bukura.

Ashtu si rrobat dhe grimi, mënyra se si stilojmë flokët mund të flasë shumë për ne. Stilet e ndryshme kanë konotacione të ndryshme. Klikoni në këtë link për të zbuluar se çfarë tregojnë modelet tuaja të flokëve për ju.