Gossip Showbiz

Dilemës se kush do të prezantojë “Big Brother VIP” i erdhi fundi! Dy vajzat vijnë me surpriza!

Shumë lajme dhe thashetheme kanë qarkulluar rreth moderimit të “Big Brother VIP”, ku përflitej për dy emra shumë të dashur për publikun, Luana Vjollca dhe prezantuesja historike e formatit Arbana Osmani.

Mesa duket, sipas “Prive”, në krye të programit që pritet të nisë së shpejti, do të rikthehet pas katër vitesh mungesë, Arbana Osmani.
Këtë vitë do të jetë një format ndryshe, pasi pjesëmarrës do të jenë personazhe të famshëm shqiptarë, të cilët do të duhet të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte normale, pra larg luksit të përditshëm.
Një projekt shumë interesant ky, pasi dihet konkurrenca që kanë personazhet jashtë një ‘reality’ dhe jo më brenda një spektakli ku shihet nga të gjithë, jo vetëm shqiptarët.

Moderatorja shumë e talentuar nuk e ka konfirmuar ende në rrjetet e saj sociale këtë lajm dhe jemi në pritje të tij.

Nga ana tjetër, Luana Vjollca sigurisht do të riktheet në shtator pranë ekranit me plot të reja siç di vetëm ajo. Dhe ndoshta, nga një postim i bërë në Instagram, duket se mund të jetë në prag të lançimit të një marke të re veshjes, ose kapele dhe çanta. Ajo ka postuar një foto ku shfaqet e rrethuar me çanta dhe kapele, ku krahas shkruan se si mendon publiku, çfarë mund të jetë duke ardhur nga ajo…

Shumë surpriza dhe të reja kanë të dy biondet e ekranit shqiptar, por asnjëra nuk jep një konfirmim apo detaje. Mesa duket i pëlqen të na lënë në ankthin e pritjes!