Sport

Dinamo-Egnatia ndahen në paqe, penalltitë dhe VAR vulosin ndeshjen!

Dinamo dhe Egantia nuk arritën të riktheheshin te fitorja në kampionat duke barazuar 1-1 mes tyre në Elbasan Arena në një sfidë shumë të luftuar në të cilën u akorduan 3 penallti, ndërkohë që edhe sistemi VAR u bë protagonist.

Egantia që vinte në këtë sfidë pas dy barazimesh radhazi gjeti epërsinë me Bruno Telushin me penallti pas 8 minutash lojë, por po me penallti u kundërpërgjigj Dinamo me Agim Ibraimin në minutën e 32-të.

Në pjesën Edvan Bakaj tregoi dhe njëherë që është një specialist në pritjen e 11-metërshave duke ndalur Pedro Auguston me një superpritje, ndërkohë që sistemi VAR i anuloi një gol Allmuçës së miqëve për një pozicion milimetrik jashtë loje. Në fund 1-1 me dy skuadrat që morën nga një pikë dhe mbetën në vendnumëro në renditje.