Sport

Dinamo kryeson kampionatin, Skënderbeu për ‘mbijetesë’!

Dinamo e ka nisur mirë sezonin në Kategorinë e Parë. Kryeqytetasit kanë grumbullar 7 pikë, në 3 takimet e para. Të besuarit e Nevil Dedes mposhtën 5-0 Burrelin. Ymeri realizoi një gol, ndërsa pati dopietë për Denisson dhe Markun.

Nëse dinamovitët bëjnë mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Skënderbeun. Korçarët pësuan disfatë 1-0 në fushën e Orikut. Kjo humbje i çon ata në vendin e 11-të, me 2 pikë.

Në takimin e ardhshëm, Dinamo luan me Tomorin jashtë, ndërsa Skënderbeu në transfertë ndaj Luzit.

REZULTATET:

E SHTUNË (17.09.2022)

KORABI 2-0 LUZI 2008

TURBINA 0-3 FLAMURTARI

TËRBUNI 2-1 TOMORI

LUSHNJA 3-2 BESËLIDHJA

E DIELË (18.09.2022)

DINAMO 5-0 BURRELI

ORIKU 1-0 SKËNDERBEU

E HËNË (19.09.2022)

BESA – APOLONIA

RENDITJA: