Celebrities Gossip Ndryshe

Diola Dosti për TAR: “Armaldo është pa karakter…”

Sot e ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP” Diola Dosti. E vendosur para pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit, ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm…

A është në një lidhje Diola?

Tani sapo kam hyrë në një njohje, pas Bigut. fans i bigut? Dikush që më ka ngjallur shpresën. 

Sa i mungon Diolës ‘Big Brother VIP’ nga 1 te 10?

 4

A i ndjek banorët brenda shtëpisë pas daljes nga shtëpia dhe me cilin/ën prej tyre do të ketë shoqëri dhe jashtë?

I ndjek më rrallë për shkak të angazhimit. Me Nitën kam fituar një lloj kimie, ndoshta fakti që është nga Kosova. Për Nitën bëj tifo padyshim, por kam frikë se do të dalë shumë shpejt. 

Kë zgjedh Diola mes Luizit dhe Oltës?

Me Luizin. Fantastik në mënyrën që e ka bërë gjithë lojën. Në anën tjetër do zgjidhja Oltën vetëm se jam grua, por lojën më të zgjuar e ka bërë Luizi.

Po më pak i preferuari brenda shtëpisë?

Duhet të dilte Maestro, është treguar pa karakter, ia kam thënë dhe ‘live’. Kur zihej me Luizin thonte pse më ke ofenduar, ndërsa kur e ofendonte qeshte. Unë Maestron e kam shumë xhan, thjesht brenda lojës.

A do të rikthej në edicionin tjetër të ‘BBV’ Diola?

Ndoshta po, besoj se po.