Fashion

Dior zgjedh Athinën për koleksionin e ri!

Pas sheshit qendror në Leçe në jug të Italisë verën e kaluar, ”Dior” do të organizojë një paradë mode në Athinë më 17 qershor për të zbuluar një koleksion të ri.

“Shtëpia e Modës ka zgjedhur Athinën, një destinacion i jashtëzakonshëm, djep i civilizimit perëndimor dhe arteve europiane, për koleksionin 2022, imagjinuar nga krijuesja italiane e koleksionit për femra Maria Grazia Chiuri”, sipas një komunikate.

Ashtu si vitin e kaluar, zgjedhja e destinacionit synon të promovojë kreativitetin e artistëve dhe artizanëve vendas, të goditur rëndë nga kriza shëndetësore.

Parada 2022 e ”Dior” është një homazh me një seancë fotosh ikonike në Akropol 70 vjet më parë për të zbuluar veshjet e “Christian Dior”.

Shtëpitë e mëdha të modës si ”Dior” apo ”Channel” prezantojnë shpeshherë jashtë vendit koleksionet e tyre pranverë-verë.