Film & Tv Gossip

Disa gra të famshme emrat e të cilave pak njerëz i dinë! Jeni kurioz t’i mësoni?!

Shumë të famshëm krijojnë emra skenikë për të promovuar karrierën e tyre. Disa gra të famshme, emrat e artit i kanë totalisht të ndryshme nga ato që do të gjesh në pasaportat e tyre.

Rikujtojmë, se shumica e njerëzve mund të mendojnë se nëse jeni i famshëm, nuk ka nevojë të studioni asgjë tjetër. Sidoqoftë, ka disa të famshëm që mendojnë pikërisht të kundërtën dhe për ta, rritja profesionale nuk mbaron me aktrimin.

Ndërkaq njihuni me emrat e vërtetë të yjeve tuaj të preferuar:

Milla Jovovich-Milica Bogdanovna Jovovich

Milica Bogdanovna e bëri emrin e saj të vërtetë më të shkurtër, pra Milla. Por ajo vendosi të mbante mbiemrin e babait të saj, i cili ishte me origjinë malazeze.

Catherine Deneuve-Catherine Fabienne Dorléac

Emri i vërtetë i Catherine Deneuve është Catherine Fabienne Dorléac. Deneuve ishte mbiemri i vajzërisë së nënës së saj, të cilën ajo zgjodhi për emrin e saj artistik në mënyrë që të diferencohej nga motra e saj e madhe, Françoise Dorléac, e cila ishte një aktore e famshme në atë kohë.

Heidi Klum-Heidi Kaulitz

Heidi ndryshoi ligjërisht mbiemrin e saj nga Klum në mbiemrin e burrit të saj. Që nga viti 2019, ajo është e martuar me kitaristin Tom Kaulitz i cili është 16 vjet më i ri.

Jessica Biel-Jessica Claire Timberlake

Në vitin 2012, Jessica Biel u martua me këngëtarin e njohur, Justin Timberlake. Ajo e ndryshoi ligjërisht mbiemrin e saj në Timberlake.

Jessica Simpson-Jessica Ann Johnson

Aktorja dhe këngëtarja Jessica Simpson është e martuar me futbollistin Eric Johnson. Pas martesës së tyre në 2014, ajo mori mbiemrin e burrit të saj.

Audrey Hepburn-Audrey Kathleen Ruston

Audrey Kathleen Ruston është emri i vërtetë i aktores së famshme. Megjithëse babai i saj lindi me mbiemrin, Ruston, ai më vonë dyfishoi emrin e tij Hepburn-Ruston. Audrey më pas hoqi Ruston nga mbiemri i saj.

Billie Eilish-Billie Eilish Pirate Baird O’Connell

Këngëtarja e famshme ka një mbiemër të dyfishtë, Baird O’Connell, ku Baird është mbiemri i nënës së saj dhe O’Connell është mbiemri i babait të saj. Sidoqoftë, Billie zgjodhi të përdorë emrin e saj, Eilish, si emrin e saj të artit.