Lifestyle

Disa hapa si të kujdesemi siç duhet për bimët në shtëpinë tonë…

Zonja Miriam Cervantes, e cila e ktheu dashurinë e saj për lulet dhe bimët në Londër në një kopësht të gjelbërt në Vjenë, na tregon këshillat e saj si eksperte se si mund të mbajmë ‘në jetë’ bimët e shtëpisë sa më gjatë.

Kur jetoja në Londër, isha në Victoria Park afër ‘Tregut të Luleve Columbia Road’. Fillova të futem në botën e natyrës dhe të bimëve. Ishte një gjë që e bëja pa vetëdije. Çdo fundjavë, doja të shkoja në dyqanet e bimëve që gjendeshin në atë zonë. Ky pasion imi sa vinte dhe u  bënte gjithnjë e më i madh. Gjatë javës, isha aq e zënë, duke lëvizur nga një ekran dixhital në tjetrin. Kisha shumë pak lidhje me natyrën. M’u dukte qetësuese dhe medituese të isha pranë bimëve.

Kur bashkëshorti im, Christian dhe unë menduam për ‘Calienna’ në Vjenë, ne nuk donim të ishte vetëm një dyqan bimësh – ishte e rëndësishme të sillnim diçka në komunitet. Mantra jonë është: të rriten çdo ditë. Ne duam të komunikojmë gjëra praktike në lidhje me sjelljen e bimëve në jetën tuaj, si t’i ‘ushqejmë’ dhe përfitimet që ato kanë. Bimët janë shumë qetësuese për mendjen. Ato rrisin kreativitetin, pastrojnë ajrin. Ka edhe disa aspekte filozofike për sa i përket njohjes së vetes më mirë. Ne mbajmë një sërë librash që na ndihmojnë me përmirësimin dhe ndihmesën ndaj vetes,. ndaj ne dëshironim të krijonim një ‘qendër qetësie’ që ju lejon të eksploroni veten pak më shumë dhe të sillni natyrën në jetën tuaj.

1.Lëreni dritën të depërtojë

Sa herë që blini një bimë, pyesni për ndriçimin që ajo ka nevojë. Vëzhgoni shtëpinë tuaj me këtë në mendje. Mendoni kur drita mund të vijë përmes dritares. Në cilat drejtime janë dritaret tuaja? Ndoshta, pavarësisht se keni një dritare nga krahu jugor, mund të keni një pemë që bllokon rrezet e diellit. Nëse keni shumë rreze dielli që depërtojnë në mënyrë direkte, atëherë mund të merrni një kaktus, ‘succulents’ ose palma ‘yucca’. Nëse nuk keni rreze  dielli që ju depërtojnë në mënyrë direkte, provoni një bimë tolerante ndaj dritës së ulët, siç është bima ZZ ose ‘sansevierias’. Drita është e domosdoshme për bimët, ashtu siç është ushqimi për njerëzit. Disa kanë nevojë për më shumë, disa më pak.

2.Ujitini duke përdorur ‘trukun’ e gishtit

Shumica e njerëzve kanë tendencën t’i ujisin bimët më shumë nga sa ato kanë nevojë. Kam dëgjuar se 80 përqind e bimëve nuk jetojnë gjatë për shkak të ujitjes së tepërt. Ju mund ta ujisni një bimë një herë dhe ajo duket si ‘e trishtuar dhe në ngjyrë të verdhë’, ju mendoni se duhet ta ujisni më shumë. Por në fakt, ashtu e bëni edhe më keq. Ne priremi të zgjedhim një ditë dhe të ujisim të gjitha bimët tona pa u menduar. Por moti mund të ketë ndryshuar. Orari ynë nuk është i gjithmonë i përshtatshëm. Provoni ‘trukun’ me gishta. Vendosni gishtin tuaj në dheun e bimës. Me shumicën e bimëve tropikale, ujitini ato vetëm nëse pjesa e sipërme e tokës është e thatë.

3.Mos harroni lagështinë

Lagështia është shumë abstrakte; ne me të vërtetë nuk e dimë sa e kemi në ajrin e shtëpive tona. Atmosfera në natyrë është shumë e ndryshme nga ajo që kemi në shtëpitë tona. Mund ta rregulloni pak sipas llojit të mjedisit në të cilin është mësuar bima juaj. Bimë të tilla si ‘kalatheas’ ose fierët kërkojnë një lagështi më të lartë. Mund ta rikrijoni atë, për shembull në dimër kur radiatorët janë ndezur dhe ajri është më i thatë, nëse keni një lagështues. Në të kundërt, vendosni disa guralecë dhe ujë në një tigan dhe vendoseni bimën në të për të krijuar një mjedis të lagësht. Ose mund ta vendosni në dush.

4.Informohuni për prejardhjen e bimës

Nëse blini një bimë, mësoni për prejardhjen e saj. Në Calienna, ne shkruajmë detajet e bimës, kështu që njerëzit janë të dinë. Për shembull, nëse vjen nga një mjedis super i thatë, mund të supozoni se bima kërkon rrezet e diellit direkte dhe nuk ka nevojë për ujitje çdo javë. Mund të vijë nga vende të mjegullta, si kalathe ose fier, kështu që mund t’ju duhet të rregulloni nivelin e lagështisë. Ka edhe bimë të tilla si filodendronet që vijnë nga klima të ndryshme. Ato priren të jenë të adaptueshme. Klientët tanë kanë tendencë të blejnë bimë të ndryshme përgjatë viteve, pastaj kuptojnë se cilat prej tyre përshtaten më mirë me shtëpinë dhe stilin e tyre të jetesës.

5.’Dëgjojeni’ bimën tuaj (dhe dashuroni imperfeksionet e saj) 

Bimët na japin vazhdimisht shenja për të na treguar se si janë. Nëse gjethet janë të njollosura ose të verdha, me siguri e keni tepruar me ujitjen. Nëse gjethet janë të thata dhe të freskëta, ato kanë nevojë për pak më shumë kujdes. Por mos harroni të doni imperfeksionet e bimës tuaj. Instagram-i ka nxitur trendin e bimëve në vitet e fundit , por ky rrjet social ka ideale bukurie dhe gjithçka duket aq e përsosur. Me kalimin e kohës, bimët zhvillojnë rritjen e tyre dhe shkojnë në drejtime të ndryshme. Ato do të kenë imperfeksione në disa vende, të njëjta në natyrë. Unë i dua bimët që janë të pazakonta në mënyrën se si rriten.

6.Trajtojeni sipas stinës 

Shtëpitë tona qëndrojnë në temperatura konstante, por bimët e kuptojnë kur është stina e dimrit ose pranvera dhe përshtaten në përputhje me rrethanat. Ne gjithashtu duhet të ndryshojmë mënyrën se si i trajtojmë ato. Në hemisferën veriore, bimët tropikale janë në fazën e rritjes së tyre midis prillit dhe tetorit. Ato kanë tendencë të kërkojnë më shumë ujë dhe më shumë rreze dielli do të thotë se uji avullon më shumë. Kjo është koha më e mirë për të fekonduar edhe një bimë – toka mbaron me ushqimin e saj natyror. Në dimër, ato zvogëlojnë procesin e rritjes së tyre dhe ato flenë, kështu që ju mund t’i ushqeni më pak.

7.Rrituni dhe mësoni

Ne presim që gjërat të ndodhin me një të kërcitur të gishtit. Bimët e bëjnë dhomën tuaj të duket e bukur, por ato gjithashtu do t’ju mësojnë të tregoni durim. Natyra lëviz me një ritëm të ndryshëm. Ndonjëherë duhen muaj për të krijuar një gjethe të re. Ju ndihmon të ngadalësoni pak. Ne jemi pak si terapistë në Calienna – njerëzit vijnë të shqetësuar për bimët e tyre. Ne i ndihmojmë ata në udhëtimin e tyre. Njerëzit shpesh kërkojnë një manual, por nuk mund t’jau japim atë. Na duhet t’i jepim njerëzve këshilla më abstrakte. Çdo shtëpi është unike, prandaj besojini procesit dhe vëzhgoni. Këtu qëndron dhe argëtimi. Natyra është e çrregullt. Rriteni çdo ditë – kjo është motoja jonë.