Lifestyle

Disa këshilla për të kapërcyer frikën nga drejtimi i makinës!

Frika nga drejtimi i makinës është një emocion shumë i zakonshëm. Mund të shkaktohet nga një përvojë e keqe e së kaluarës, si përshembull një aksident personal ose përfshirja e dikujt që keni dashur. Mund të jetë gjithashtu rezultat i problemeve të tjera, si depresioni, ankthi, pasiguria ose frika nga shpejtësia. Është e rëndësishme të përpiqeni ta trajtoni atë në mënyrën e duhur. Si të bëhet?

1.Përqendrohuni në rrugën ku po shkoni.

Ankthi i drejtimit të automjetit shpesh ju bën të mendoni për të gjithë udhëtimin paraprakisht. Ndërsa ngasni makinën, mund të vazhdoni të imagjinoni pjesët më të frikshme përpara jush. Askush nuk mund të përballojë një udhëtim të tërë në kokën e tij.

2.Mos mendoni për fatkeqësitë.

Paniku mund t’ju bëjë të besoni se një fatkeqësi po ju pret në rrugë, edhe nëse nuk ka ndodhur kurrë në asnjë nga udhëtimet tuaja të mëparshme. Frika jonë është e mirë për të na kërcënuar se herën tjetër do të jetë shumë keq, se do të keni panik ose do të humbni kontrollin.

3.Injoroni emocionet.

Ndonjëherë frika jonë na siguron informacion të vlefshëm që na ndihmon të shmangim rrezikun. Megjithatë, edhe frika jonë mund të jetë e pabazë.

4.Mos i justifikoni veprimet tuaja.

Kur vendosni të mos bëni diçka, truri juaj gjen justifikime. Përballja me situatat që shkaktojnë ankth është mënyra më e mirë për të mësuar sistemin tuaj nervor të mos bjerë në alarmin e panikut.

5.Hipni në makinë kur të jeni gati.

Një tjetër gjë e rëndësishme është të mos bëni asgjë nëse ndiheni të detyruar. Duhet të jeni të vetëdijshëm se mund ta bëni, se kjo është koha e duhur për ju. Natyrisht, i vetmi që mund t’ju tregojë jeni ju. Mundohuni të keni besim në aftësitë tuaja. Ndërkaq, në ditët e nxehta të verës, të marrësh një shishe me ujë të ftohtë në makinë ndërsa nget, duket si veprimi më i natyrshëm, por zjarrfikësit thotë që kjo mund të sjellë pasoja të dëmshme. Një njësi zjarrfikëse në Oklahoma dhe një kompani energjetike në Idaho së fundmi kanë demostruar se si një shishe ujë e mbushur pjesërisht me ujë mund të përqendrojë rrezet e diellit dhe të nisë një zjarr.