Lifestyle

Disa këshilla për t’i bërë fëmijët tuaj më të disiplinuar!

E dimë, nuk është një detyrë shumë e lehtë që të disiplinoni fëmijën tuaj. Sidoqoftë, këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të shkoni drejt kësaj rruge, por mos harroni që pavarësisht rrethanave të mbani paqen dhe që të dy, ju dhe fëmija juaj, të përpiqeni ta ndryshoni sjelljen për mirë.

Bëhuni të qartë dhe specifikë

Kur e mësoni për diçka fëmijën tuaj, gjithmonë bëhuni të qartë se çfarë prisni nga ata dhe bëhuni specifikë rreth asaj se çfarë duhet të kryhet. Tregojini fëmijës rregullat dhe pastaj tregojini ‘dënimet’ me një ton neutral dhe të qetë. Nëse fëmija e ka të vështirë t’i ndjekë rregullat të cilat i keni vendosur, atëherë filloni të nxirrni rregulla më të lehta për t’u ndjekur, ndërsa me kalimin e kohës “vështirësoni” ato rregulla. I tërë ky proces duhet të jetë i bazuar në respektin e ndërsjellë. Atë çfarë jepni, atë do të merrni.

Qëndroni këmbëngulës

Jo kërcënime koti! Ka shumë prindër të cilët u kanë dhuruar fëmijëve ‘ryshfet’, gjëra apo para për t’i përfunduar gjërat e caktuara. Por, ju mos e bëni këtë. Qëndroni të vërtetë me fëmijët. Gjithashtu, mos harroni se këmbëngulja sjell rezultate pozitive.

Bëjeni këtë detyrë me dashuri

Disiplinojeni fëmijën, por me dashuri. Nëse mund ta ndryshoni botën për mirë, bëjeni këtë, por pa e lënduar dikë. Prandaj, kur filloni ta disiplinoni fëmijën, bëhuni të dashur, të durueshëm dhe të gjitha gjërat bëjini me dashuri.

Papritmas fëmija juaj nuk e konsumon më pjatën e tij të preferuar?! Mos u shqetësoni dhe mos u dëshpëroni, ky është një rast shumë i zakonshëm në fazën e zhvillimit të një fëmije dhe është krejtësisht normale. Agata Ashindu, eksperte e ushqyerjes së fëmijëve, zbuloi disa nga arsyet e mundshme për këtë situatë dhe këshilloi prindërit se si të merren me të.

Gjatë kësaj periudhe, fëmijët bëhen më të pavarur, ecin, mësojnë të flasin dhe zhvillojnë ndjenjën e pavarësisë, ndaj duan të sillen në përputhje me këto rrethana. Ndonjëherë nuk do të duan as të hapin gojën, do të largohen nga tavolina, do të protestojnë, do të hedhin ushqimet që hanin dikur.