Tech

Disa këshilla se si të mbrohemi nga sulmet kibernetike!

Rrjetet sociale janë shndërruar në shumë të rëndësishme kohët e sotme, ndaj dhe hakerimi i tyre do të ishte fatal për shumë persona. Hakerimi së fundmi është kthyer në një problem të madh, teksa shumë adresa online janë  vjedhur. Por si mund ta parandalojmë këtë?

Siguroni fjalëkalimin

Të vendosësh ditëlindjen, apo emrin e një familjari si fjalëkalim, është e rrezikshme. Kujdesuni që të ketë më shumë se 8 karaktere dhe të përfshijë të gjitha, simbole, shkronja të mëdha e të vogla, numra. Mos harroni ta ndryshoni fjalëkalimin të paktën njëherë në 6 muaj. Në llogari të ndryshme, mos përdorni fjalëkalime të njëjta.

Shkarkoni një antivirus shumë të mirë

Shmangni email-et që kërkojnë përfshirjen e llogarive tuaja në Facebook, Instagram, apo kudo tjetër.

Mos klikoni faqe të pasigurta

Që të ruani privatësinë tuaj, mos mbani në telefonin tuaj fotografi apo video kompromentuese dhe mos i dërgoni nëpërmjet WhatsApp, email-it apo çdo rrjeti tjetër social.

Mos klikoni tabela

Mos klikoni tabela që iu dalin kur vizitoni faqe të ndryshme, shumica prej tyre janë viruse.

Sulmi kibernetik që përkohësisht mbylli në korrik shumë shërbime digjitale të qeverisë shqiptare e faqe online, ka të ngjarë të jetë vepër e hakerave pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri. I këtij mendimi është “Mandiant” një prej kompanive kryesore amerikane, që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike.

Në një raport të saj, kompania shpreh “besim të matur” se sulmuesit kishin vepruar në mbështetje të përpjekjeve të Teheranit kundër disidentëve, bazuar në disa faktorë: koha, përmbajtja e publikuar në një kanal të medias sociale që përdoret për të marrë përgjegjësinë mbi sulme të kësaj natyre dhe ngjashmëritë me kodin e programit me virus, prej kohësh i përdorur për të goditur folës në gjuhët farsi e arabisht.