Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Disa mendime që na erdhën pasi dëgjuam thashethemin që ‘Ross dhe Rachel’ janë rikthyer së bashku!

Seriali i famshëm dhe ikonik “Friends” ka dominuar pavetëdijen tonë kolektive që kur lajmi, apo më mirë le të themi thashethemi për ribashkimin e David Schwimmer dhe Jennifer Aniston, apo personazhet që ata luajnë Ross dhe Rachel, u përhap kudo në rrjet dhe tani, ekziston një teori konspirative krejt e re e fansave për të vrarë mendjen e tyre. Pra nëse thashethemet se Jennifer Aniston dhe David Schwimmer lidhur vërtetë së bashku në jetën reale. Edhe pse përfaqësuesi i Schwimmer e mohoi zyrtarisht se ata të dy janë bashkë, ne na lejohet që të ëndërrojmë pak apo jo?

1.Në çfarë viti jemi?

2. Jo, realisht! Në çfarë viti jemi?

3. A jemi ne njerëz të prirur që të ripërsërisim të shkuarën për gjithë jetën tonë?

4. Mendoj se ka një thënie të përshtatshme për këtë.

5. Ja si është: “Përkpjekja e kotë për t’i shpëtuar të shkuarës teksa shohim nga e ardhmja.”

6. Le të luajmë pak avokatin e djallit. Nëse Jennifer Aniston dhe David Schwimmer martohen, a do të marrin pjesë në dasëm kasti i “Friends”?

7. Është e pamundur që të mendosh për David Schwimmer pa rikujtuar episodet ikonike me aktorin tjetër Matt LeBlanc, ku praktikisht ai duket se luan personazhin e njëjtë me veten e tij.

8. Pyesim veten se çfarë po mendon Justin Theroux, meqë po flasim për ish-partnerët e Aniston.

9. Për ata që nuk e kanë parë episodin e ribashkimit të “Friends”, ka një pjesë kur Jennifer Aniston dhe David Schwimmer pranojnë se kanë pasur ndjenja për njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të serialit.

10. Fansat e serialit mund të përdorin shprehjen e famshme: “He’s her lobster”!

11.A kanë pasur një aventurë romantike Jennifer dhe David teksa ishin me xhirime? Duam të themi, ata nuk do ta pranojnë, por duket se ka gjasa të ketë ndodhur.

12. Po sikur edhe aktorët e tjerë të lidheshin me njëri-tjetrin? Lisa Kudrow me Matt LeBlanc? Courteney Cox dhe Matthew Perry? Nëse Monica dhe Chandler janë puthur vërtetë në jetën reale, kjo do të ishte një dozë e vërtetë lumturie.

13. Në fakt, ne mendonim se Schwimmer ishte i martuar, por në Wikipedia rezulton se ai është divorcuar në vitin 2017. Pra është një burrë beqar!

14. Ndihemi pak keq duke diskutuar për jetën dashurore të Aniston, duke marrë parasysh se si mediat kanë monitoruar marrëshëniet e saj të kaluara, por kjo është puna e tyre.

15. Sapo mësuam se David Schwimmer ka luajtur në një komedi romantike me Gwyneth Paltrow në vitin 1996, dhe tani na duhet që ta shohim me patjetër.

16. Thënë kjo, na duhet të rishohim edhe filmin e preferuar të të gjitha kohërave nga Aniston, “The Object of My Affection”.

17. Rikthehemi sërish tek çifti më i mirë që mund të përfundonim së bashku. Nuk na besohet se ata kanë vizituar një vreshtë së bashku.

18. Ju mund të thoni se edhe miqtë mund ta bëjnë këtë dhe se jo detyrimisht është romantike, por fundja mbetet një vreshtë.

19. Pyesim veten nëse aktorët e tjerë të “Friends” janë ndjerë të lënë pas dore që nuk janë ftuar që t’u bashkohen dyshes.

20. Nëse Aniston dhe Schwimmer martohen, a do të ecte përgjatë altarit ajo me kolonën zanore të “Friends”? A do të mbahej ceremonia tek Central Perk? A do të shkonte në dasëm edhe vajzat që luajti në rolin e Emma-s?

21. Pyesim veten nëse Aniston dhe Schwimmer janë adhurues të verës së bardhë apo të kuqe. Apo rosé?

22. Në fund të ditës, ne duam që Jen të jetë e lumtur. Edhe David, por më së shumti Jen.